Mbappe theu rekordin e Messit në Champions League, Haaland ‘kërcënon’ t'i kalojë të dy

Mbappe theu rekordin e Messit në Champions League, Haaland ‘kërcënon’ t'i kalojë të dy

20:39, 03/11/2022

Kyilian Mbappe theu rekordin e Lionel Messit si lojtari më i ri që ka shënuar 40 gola në Champions League.

Me golin e djeshëm ndaj Juventusit në xhiron e fundit të Ligës së Kampionëve, Mbappe shënoi golin e tij të 40-të në këtë kompeticion në moshën 23 vjeçare e 316 ditë, duke kaluar kështu Messin që e bëri atë në 24 vjet e 130 ditë, shkruan portali Goal.

Francezi mbante gjithashtu rekordin e lojtarit më të ri që ka shënuar 15, 20, 25 dhe 30 gola në Champions League, shumica e të cilëve janë thyer nga sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland.

Norvegjezi është aktualisht 12 gola më pak dhe ka 19 muaj për të thyer rekordin aktual të Mbappes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco