Zyrtare/ Carlos Tevez largohet nga pankina e klubit argjentinas

Zyrtare/ Carlos Tevez largohet nga pankina e klubit argjentinas

19:24, 03/11/2022

I emëruar për 12 muaj në krye të Rosario Central, formacion i divizionit të parë argjentinas, më 21 qershor, Carlos Tevez, tashmë largohet nga posti i trajnerit! Los Canallas kanë njoftuar përfundimin e përvojës së parë si trajner të ish-lojtarit të Boca Juniors, Manchester United, Juventus dhe Manchester City.

 

I tërhequr zyrtarisht nga fusha e lojës që nga fillimi i qershorit, ish-futbollisti argjentinas drejtoi Rosario Central për 24 ndeshje, duke shënuar një rekord prej 6 fitoresh, 10 barazimesh dhe 8 humbjesh. Klubi i Rosarino-s e mbylli sezonin në vendin e 20-të në një Liga Profesionale që ka 28 klube. “Carlos Tevez nuk është më trajner i Rosario Central. Falenderojmë atë dhe ekipin e tij të trajnerëve për profesionalizmin dhe punën e bërë gjatë këtyre muajve në krye të ekipit profesional. German Rivarola do të marrë drejtimin e skuadrës në mënyrë të përkohshme ”, komunikoi klubi argjentinas.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco