Hajdutët i futen në shtëpi, përvojë e hidhur për talentin gjeorgjian të Napolit

Hajdutët i futen në shtëpi, përvojë e hidhur për talentin gjeorgjian të Napolit

17:52, 03/11/2022

Përvojë e hidhur për Khvicha Kvaratskhelia, futbollist i Napolit. 21-vjeçarit i kanë hyrë në banesë, në Cuma, pranë Napolit, duke vjedhur një makinë Mini Countryman. Vetë futbollisti, në momentin kur ndodhi ngjarje, ishte në banesë, por nuk kuptoi asgjë nga ajo që po ndodhte. Fatmirësisht, përveç dëmit material, nuk ka pasur pasoja të tjera.

Talenti gjeorgjian, siç raporton sot “Corriere dello Sport”, e ka denoncuar ngjarjen në komisariatin e Pozzuolit. Sot, sulmuesi e ka vijuar rregullisht stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco