Kroos: Nëse më duhet të zgjedh trajnerin më të mirë për stilin tim të lojës, është Guardiola

Kroos: Nëse më duhet të zgjedh trajnerin më të mirë për stilin tim të lojës, është Guardiola

17:29, 03/11/2022

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos ka dhënë një intervistë interesante në të cilën ka folur konkretisht për ish-trajnerin e tij Pep Guardiola.

Kroos dhe Guardiola punuan së bashku te Bayern përpara se gjermani të largohej për te Real, ku fitoi shumë trofe. Duke folur në emisionin Universo Valdano, Kroos zbuloi disa detaje rreth karrierës së tij dhe trajnerit spanjoll në veçanti.

"Guardiola luftoi deri në ditën e fundit që unë të qëndroj te Bayern. Nëse më duhet të zgjedh një trajner që është i përsosur për stilin tim të lojës, ai është Guardiola. Më pëlqeu të punoja me të, më ndihmoi të bëhesha një lojtar më i mirë", tha Kroos.

Më pas ai foli edhe për presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

"Nëse flasim për Realin, atëherë duhet të flasim edhe për Florentinon. Ai është njeriu që më solli në klub dhe më priti shkëlqyeshëm që nga dita e parë. Nuk mbaj mend që të kem probleme me të, kemi qenë gjithmonë të sinqertë. Gjithashtu, ai më ka mbrojtur gjithmonë, dhe kjo është ajo që i duhet një lojtari”, tha gjermani.

Reali është ende duke u përshtatur me largimin e Casemiro te Manchester United.

"Isha i befasuar nga largimi i Casemiros. Ka gjithmonë shumë thashetheme dhe shpesh nuk ndodh asgjë. Por kur më tha se po largohej, u mërzita. Fillova të kujtoja të gjitha vitet që kalova me të dhe gjithçka që fituam së bashku”, shtoi Kroos.

Ai nuk do të luajë për Gjermaninë në Botërorin e Katarit sepse i ka dhënë lamtumirën kombëtares.

“Nuk do të jem në Kupën e Botës, por jam i sigurt se do të dua të luaj kur të shikoj ndeshjet. Megjithatë, tashmë kam vendosur të largohem nga kombëtarja pas Kampionatit Evropian, fillimisht që të mundem të kaloj më shumë kohë me familjen time dhe sepse tani ka lojtarë të rinj që e meritojnë të luajnë më shumë. Nuk doja që të më thoshin se do të ishte më mirë të largohesha. Dua të luaj në maksimum dhe klubi është i pari ”, përfundoi Kroos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco