E thotë Hearn, Joshua dhe Wilder mund të përballen vitin tjetër

E thotë Hearn, Joshua dhe Wilder mund të përballen vitin tjetër

12:09, 03/11/2022

Anthony Joshua mund të shkojë direkt për një përballje me Deontay Wilder, sapo ta bëjë rikthimin në ring vitin tjetër.

Boksieri britanik, Anthony Joshua vazhdon të lidhet me disa emra për duelin e radhës, por Deontay Wilder është ai që tërheq më shumë.

Joshua dhe Wilder mund të përballen me njëri-tjetrin qysh vitin e ardhshëm, bën të ditur promotori i AJ, Eddie Hearn.

“Unë i kam dërguar Shelly Finkel (promotorit të Wilder) një email gjatë gushtit, për të diskutuar një marrëveshje dhe ai më replikoi dje”, ka thënë Hearn.

“Nëse AJ pret, ai mund të shkoj direkt për meçin me Wilder, varet nga rikthimi i tij. Nëse kthehet herët, ai do të përballet me dikë tjetër. Nëse pret, ai mund të shkojë direkt për meçin me Wilder”, shtoi tutje promotori i AJ.

Joshua është duke u rikuperuar nga dy humbjet radhazi të pësuara ndaj Oleksandr Usyk.

Mbetet të shihet kush do të jetë kundërshtari i radhës për ish-kampionin e peshave të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco