Inzaghi konfirmon: Asllani është gati për Inter-Barcelona

Inzaghi konfirmon: Asllani është gati për Inter-Barcelona

15:06, 03/10/2022

Interi pret në “San Siro” Barcelonën për ndeshjen e tretë të Ligës së Kampionëve dhe zikaltrit duhet të dalin patjetër me një rezultat pozitiv, duke parë dhe grupin në të cilin janë.

Në konferencën përpara ndeshjes, trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi, u shpreh se skuadra është gati dhe gjithashtu se mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, do të luajë në këtë përballje.

Gjendja e Lautaros? – Lautaro këtë mëngjes ka kryer një ekzaminim dhe nuk ka pasur asgjë serioze. Ai thjesht është i lodhur. Sot do të stërvitet i veçuar. Duhet të flas me doktorët dhe lojtarin për të vendosur. Brozovic dhe Lukaku do të mungojnë, por do të shohim gjendjen e Lautaros dhe Galiardinit.

Si do të reagojë skuadra? – Nesër është një mundësi e madhe, duke ditur që do të ndeshemi me një ekip shumë të fortë, ndoshta një nga më të mirët në Europë, e cila shkoi në Mynih dhe mori një humbje të pamerituar. Ata kanë shumë kualitet. Në këto momente ne luajmë për të fituar. Të njëjtën gjë bëmë dhe të shtunën, por rezultati na provoi të kundërtën.

A është Asllani gati të luajë dy ndeshje radhazi? – Ne presim shumë nga të gjithë. Sa i përket Asllanit, ai bëri një ndeshje të mirë. Ai bëri atë që ka treguar që në ditën e parë që ka ardhur tek Interi. Pa dyshim që është gati për nesër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco