Reja me 'valixhet' në duar, zbulohen tre kandidatët për stolin e kuqezinjëve

Reja me 'valixhet' në duar, zbulohen tre kandidatët për stolin e kuqezinjëve

10:40, 29/09/2022

Edi Reja duket si ka mbyllur çdo llogari me Shqipërinë pas barazimit me Islandën në Air Albania.

Kuqezinjtë nuk ia dolën të rrëmbenin tri pikët, ndërsa u renditën të tretët në një grup ku Rusia është e përjashtuar.

Provoja e trajnerit Reja është e madhe, por rezultatet zhgënjyese dhe me kontratën që skadon në nëntor, ai zor se do të jetë në miqësoret me Italinë dhe Arabinë Saudite, me “valixhet” që i ka gati për Itali, pasi tashmë si kurrë më parë edhe tifozët janë kundër kombëtares, dukshëm të mërzitur me yjet e tyre.

Por kush janë kandidatët që mund të marrin frenat e kombëtares për të sjellë në shinat e duhur talentet që kemi?

Xhankarlo Kamoleze është trajneri i parë që përflitet, për vetë faktit që ka qenë pjesë e FSHF-së dhe e njeh mirë ambientin kuqezi, pasi në të kaluarën ka qenë drejtori teknik ekipeve kombëtare.

Image

I dyti është Besnik Hasi. Hasi mund të quhet edhe “ëndrra” e tifozëve, pasi pas çdo largimi të trajnerëve të kombëtares është i pari që përflitet se mund të marri frenat e kuqezinjëve. Në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Anderlecht, Olimpiakos apo Legian e Varshavës.

Image

I fundit po jo më pak i rëndësishmi është edhe Giani De Biazi. Ish-trajneri i kuqezinjve i cili na kualifikoi në “Euro 2016” është edhe shumë i dashur për tifozët, të cilët kanë vërshuar me mesazhe ndaj tij që të mund të rikthehet në kombëtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco