Foto shqetësuese nga Katari, mijëra tifozë do të akomodohen në këto kontejnerë

Foto shqetësuese nga Katari, mijëra tifozë do të akomodohen në këto kontejnerë

13:32, 21/09/2022

Kanë mbetur edhe dy muaj deri në fillimin e Botërorit në Katar dhe fotot nga vendi pritës nuk duken inkurajuese për të gjithë tifozët që kanë zgjedhur akomodimin në kompleksin e tifozëve.

Përveç akomodimit luksoz në hotele, akomodimi në kontejnerë apo tenda ofrohet tradicionalisht në fshatin e tifozëve në disa vende. Ata nuk duken inkurajues dy muaj para fillimit të Kupës së Botës.

Gazetari, Lan Herbert vizitoi vendet e akomodimit në Katar, një vend që do të presë qindra mijëra fansa nga e gjithë bota. Dy milionë bileta për ndeshjet e Kupës së Botës tashmë janë shitur.

Hebert vizitoi vendbanimet e tifozëve dhe pretendon se akomodimi është ndoshta problemi më i madh për organizatorët. Kontejnerët e tifozëve nuk duken inkurajues dhe pyetja është se si do t'i mirëpresin tifozët nga e gjithë bota.

"Akomodimi është një shqetësim i vërtetë. Kabinat e tifozëve janë ende në ndërtim e sipër në vendin që pashë. Është një kompleks i madh, pa shpirt, me një sërë kabinash të pafundme identike. Është e paqartë se ku do të jenë objektet ushqimore," tha Herbert.

Përveç kontejnerëve, tifozët mund të zgjedhin edhe një vendbanim me tenda. Janë ndërtuar gjithsej tre komplekse të tilla, asnjë prej të cilëve nuk është afër përfundimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco