Tifozët i bëjnë presion, drejtuesit e Erzenit rikthejnë në 'shtëpi' kapitenin

Tifozët i bëjnë presion, drejtuesit e Erzenit rikthejnë në 'shtëpi' kapitenin

12:01, 14/08/2022

Drejtuesit e klubit të Erzenit kanë bërë prapaktheu. Vetëm një ditë pas njoftimit për largimin e kapitenit, Rejnaldo Troplini ka ardhur një tjetër lajm ku bëhet me dije rikthimi i tij në klubin shijakas.

Tifozeria shijakase reagoi ashpër ndaj vendimit të klubit dhe kërkuar rikthimin e kapitenit të tyre. Kjo ka ndikuar disi te drejtuesit e Erzenit, të cilët e kanë rikthyer Troplinin në “shtëpi” edhe për sezonin 2022-2023, në Superiore.

Pavarësisht se pasi u publikua largimi i tij nga skuadra e Shijakut, Troplini mori oferta nga disa klube, futbollisti ka zgjedhur rikthimin te shijakasit. (A.Gj)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco