Timo Werner i jep lamtumirë Chelsea-t

Timo Werner i jep lamtumirë Chelsea-t

22:36, 09/08/2022

Dy vjet pas mbërritjes në Londër në radhët e Chelsea-t, Timo Werner kthehet në shtëpi. Sulmuesi gjerman (10 gola të shënuar në 56 ndeshje në Premier League) i është bashkuar Leipzig në Bundesliga. Dy vjet pasi ua shiti londinezëve në këmbim të 53 milionë eurove, klubi gjerman ka paguar rreth 30 milionë euro për kartonin e Werner. Zyrtarizimi erdhi pak orë më parë, ndërsa Werner ka njoftuar në Twitter largimin e tij nga Blutë.

“Të dashur Blues. Sot shënon fundin e aventurës sime te Chelsea. Unë jam shumë mirënjohës për kohën e kaluar në këtë klub të jashtëzakonshëm. Dëshiroj të shpreh dashurinë time për shokët e skuadrës, trajnerin dhe stafin e tij dhe veçanërisht për ju, tifozët e Chelseat. Kam ndjerë kaq shumë dashuri dhe mbështetje gjatë dy viteve të fundit dhe nuk do të harroj kurrë që ju keni qenë pas meje në kohët e mira dhe më të vështira. Ne ngritëm trofe si Liga e Kampionëve dhe do ta kujtoj gjithmonë këngën që keni shkruar dhe kënduar për mua. Tashmë jam duke menduar për ditën kur një ditë do të luaj sërish në Stamford Bridge. Shihemi se shpejti. Timo” .

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco