'Joshua ka gjithçka për ta mposhtur Usyk'

'Joshua ka gjithçka për ta mposhtur Usyk'

19:21, 08/08/2022

Anthony Joshua po vazhdon të përgatitet për revanshin ndaj Oleksandr Usyk dhe nga kampi i tij thonë se gjithçka po shkon sipas planit.

Djali i trajnerit të Joshua, Mikey Garcia ka thënë se britaniku po stërvitet mirë dhe është i përgatitur mirë për revanshin.

Sipas tij, AJ ka gjithçka që i duhet për të rikthyer titullin e tij të kampionit, në përballjen ndaj ukrainasit Usyk.

“Babai im dhe unë shihnim Joshua duke u stërvitur, ne dhamë disa mendie dhe Joshua po i shqyrtonte me vëmendje të madhe ato që i thoshte babai im”, ka thënë Garcia, transmeton lajmi.net.

“Ndjehemi mirë për duelin. Mendoj se AJ ka gjithçka për ta fituar meçin. Duhet parë dhe analizuar secilin boksier që ke përballë. S’i heq asgjë Usyk. Por, ato që ai sjell në ring, Joshua ka gjithçka për t’i neutralizuar. Mendoj se ai do ta fitojë dhe mendoj se do të jetë meç i mirë”, shtoi tutje djali i trajnerit të Joshua.

Meçi mes Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk do të zhvillohet në Arabinë Saudite, më 20 gusht. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco