E kryer/ Ruiz i bashkohet PSG-së, Navas kalon te Napoli

E kryer/ Ruiz i bashkohet PSG-së, Navas kalon te Napoli

14:18, 07/08/2022

Në kërkim të një mesfushori të ri, Paris Saint-Germain është në bisedime me Napolin për Fabian Ruiz.

Sipas informacioneve, mesfushorit spanjoll i pëlqen ideja për t'iu bashkuar klubit kryeqytetas dhe pritet që në ditët në vijim të përfundoi gjithçka pasi siç raportohet nga “Corriere dello Sport” klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët midis tyre. Negociatat mes lojtarit dhe klubit francez janë duke u zhvilluar për një kontratë 5-vjeçare me një pagë 5 milionë neto në vit.

Operacioni i kalimit të Ruiz te PSG  mund të ndërthuret me atë të portierit Keylor Navas, i cili ka parakaluar Kepa Arrizabalaga. Gazeta romake shprehet si më poshtë për këtë histori:

Keylor, në fakt, mund të mbërrijë edhe me një formulë të ndryshme nga huazimi. Gjithashtu sepse pista Kepa reziston, pavarësisht problemeve me Chelsean lidhur me bonuset dhe shifrat: ai me siguri do të ishte një huazim i pastër, por drejtori Giuntoli i mban të dy në këmbë. Duke pritur për mundësinë më të mirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco