Brohoritën emrin e Putin, UEFA dënon Fenerbahcen

Brohoritën emrin e Putin, UEFA dënon Fenerbahcen

09:57, 06/08/2022

UEFA ka “goditur” Fenerbahcen me mbyllje të pjesshme të stadiumit pasi tifozët brohoritën emrin e presidentit rus Vladimir Putin gjatë një ndeshjeje kualifikuese të Champions League kundër Dynamo Kievit të Ukrainës.

Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt dhe lufta ka shkaktuar mijëra të vdekur, ndërsa miliona janë zhvendosur.

Thirrjet nisën pasi Oleksandr Karavayev shënoi golin e fitores  për skuadrën ukrainase në ndeshjen e dytë (sfida e parë ishte mbyllur 0-0) në Stamboll, pasi rezultati shkoi në 2-1.

Kjo bëri që shefi i Dinamos, Mircea Lucescu të bojkotonte konferencën për shtyp pas ndeshjes, dhe UEFA tani ka sanksionuar klubin turk për sjelljen e tifozëve të tyre.

Klubi është gjobitur me 50 mijë euro, ndërsa është urdhëruar mbyllja e pjesshme e një prej sektorëve që mban të paktën 5 mijë tifozë për ndeshjen e ardhshme evropiane të Fenerbahçes në shtëpi për “hedhjen e objekteve dhe transmetimin e një mesazhi provokues të natyrës ofenduese, pra thirrje të paligjshme”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco