Pjanic drejt rikthimit në Serie A, klubet që e kërkojnë

Pjanic drejt rikthimit në Serie A, klubet që e kërkojnë

21:50, 02/08/2022

Pasi përfundoi huazimin në Turqi në radhët e Besiktas, Miralem Pjanic është rikthyer te Barcelona.

Mirëpo, vështirë se trajneri Xavi Hernandes do t’i besojë boshnjakut për sezonin e ardhshëm teksa pritet që mesfushori sërish të largohet nëpërmjet formulës së huazimit.

Së fundmi, ishte përfolur edhe për një rikthim të Pjanic te Juventus, ku trajneri Massimilliano Allegri e pret krahëhapur duke qenë se e njeh mirë futbollistin.

Mirëpo, nga Spanja, siç raporton “fichajes. Net”, Pjanic ka si alternativë në Serie A jo vetëm Juventusin, por edhe tre destinacione të tjera.

Fjala është për klube si Fiorentina, Milan dhe Napoli të cilat monitorojnë situatën e mesfushorit.

Në fakt, Barcelona do të preferonte ta shiste përfundimisht Pjanic për të përmirësuar situatën financiare, por vështirë se italianët do të paguajnë për lojtarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco