Chelsea gati të 'rrëmbejë' mesfushorin e Barcelonës, pritet oferta zyrtare

Chelsea gati të 'rrëmbejë' mesfushorin e Barcelonës, pritet oferta zyrtare

11:05, 01/08/2022

Chelsea është i gatshëm të rrëmbejë një nga objektivat kryesorë të Manchester United në merkaton e verës. Bëhet fjalë për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong i cili kërkohet me ngulm nga ish-tekniku i tij Erik ten Hag.

Megjithatë, Chelsea po përgatit një ofertë zyrtare për Barcelonën në mënyrë që të parakalojë konkurrencën e United. Katalanasit nga ana tjetër janë të qartë në kërkesën e tyre prej 80 milionë eurosh.

Sakaq, Chelsea mund të përfitojë një ulje të çmimit për De Jong duke marrë parasysh edhe negociatat paralele që po zhvillohen mes klubeve. Barcelona kërkon Azpilicueta dhe Marcos Alonso, çka mund të bëhen pjesë e kësaj marrëveshjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco