'Kemi plotësuar të gjitha pjesët', presidenti i Atleticos mbyll merkaton

'Kemi plotësuar të gjitha pjesët', presidenti i Atleticos mbyll merkaton

21:44, 29/07/2022

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo ka njoftuar se klubi madrilen ka mbyllur merkaton.

Cerezo ka dashur të largojë çdo zë të mundshëm për sa i përket transferimeve të tjera të Atleticos.

“Me këtë afrim ne kemi plotësuar pjesën e fundit që ishim duke kërkuar. E përsëris, për gazetarët, me Molinën drejtuesit tanë kanë plotësuar copëzën e fundit që mungonte.”

Një deklaratë kjo që i mbyll derën edhe Cristiano Ronaldos tek Atletico Madrid. Ditët e fundit është diskutuar për një transferim të mundshëm të yllit portugez, por ky i fundit nuk dëshirohet nga tifozët e Atleticos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco