Sfida e kthimit e Conference League/ Formacioni i mundshëm i Vllaznisë ndaj Universitatea Craiova

Sfida e kthimit e Conference League/ Formacioni i mundshëm i Vllaznisë ndaj Universitatea Craiova

11:04, 28/07/2022

Vllaznia zhvilloi dje seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Ion Oblemenco” dhe është gati për sfidën e kthimit të turit të dytë të Conference League ndaj Universitatea Craiova.

Trajneri Mirel Josa provoi formacionin, duke zbardhur edhe dilemën që kishte në repartin e sulmit, aty ku në balotazh ishin kroati Ante Aralica dhe braziliani Kaina Nunjesh.

Ky i fundit u fut si zëvendësues në ndeshjen e parë në “Loro Boriçi”, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë.

Ndërsa kroati, edhe pse e nisi titullar, ishte larg pritshmërive dhe pas ndeshjes, trajneri Josa deklaroi se priste më tepër nga Aralica.

Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, në portë do të jetë i zakonshmi Bojan Zogoviç.

Në mbrojtjen me katër Gurishta dhe Hakaj janë nga krahët, ndërsa Juriç dhe Bulatoviç në qendër.

Në mesfushë titullarë do të jenë Boshnjaku, Jonuzi dhe Marku, ndërsa nga krahët e sulmit Hoxhaj dhe Çoba.

Në krahasim me ndeshjen e parë, përveç Aralicës, do të ulen në stol Kruja dhe Heriç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco