U përleshën ditën e djeshme, e ardhmja e trajnerit dhe drejtorit sportiv në pikëpyetje

U përleshën ditën e djeshme, e ardhmja e trajnerit dhe drejtorit sportiv në pikëpyetje

11:06, 28/07/2022

Pamjet e sherrit të furishëm mes Davide Vagnatit dhe Ivan Juric, të shpërndara mbrëmë në rrjetet sociale, kanë bërë xhiron e botës dhe me siguri do të shkaktojnë tronditje brenda klubit.

Sipas “Tuttosport”, merkatoja e vakët e Torinos mund të ketë sjellë këtë përplasje dhe tashmë nuk ka mbetur tjetër gjë veç lamtumirave. Diçka nga kjo ngjarje nuk është në vijën e duhur. Çfarë do të kishte ndodhur nëse menaxheri i ekipit të Torinos nuk do të ndodheshe aty për t’i ndarë? Kush ishte personi nga klubi që i filmoi fsheurazi dhe pse i shpërndau këto pamje nëpër rrjetet sociale?

Këto janë disa pyetje që duket se nuk do të mërrin kurrë përgjigje. Në orët në vijim pritet një qëndrim i fortë nga drejtuesit e klubit.

Por një gjë është e qartë, nuk mund të ketë më një sjellje në klub sikur mos të ketë ndodhur asgjë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco