FOTO-VIDEO/ Lewandowski përshëndetet me Bayern, polaku duartrokitet nga të gjithë në stërvitjen e fundit

FOTO-VIDEO/ Lewandowski përshëndetet me Bayern, polaku duartrokitet nga të gjithë në stërvitjen e fundit

11:40, 16/07/2022

Zyrtarizimi për nënshkrimin me Robert Lewandowskin me shumë gjasa do të vijë këtë të shtunë për kënaqësinë e tifozëve të Barcelonës.

Mbrëmjen e djeshme mediat evropiane dhanë lajmin se Barça dhe Bayern kishin arritur marrëveshjen në parim për transferimin e sulmuesit polak për 45 milionë euro fikse plus 5 bonuse.

Image

Megjithatë ditën e sotme Lewandowski është paraqitur në stërvitje me klubin gjerman, teksa përpara se të fillonte  trajneri Nagelsmann foli përpara skuadrës dhe pas tij foli edhe polaku, që u shoqërua nga një duartrokitje e gjatë.

Më herët sulmuesi mblodhi të gjitha sendet e tij nga dollapi në dhomat e zhveshjes së Bayern Munich.

Polaku do të nënshkruajë me Barcelonën për katër sezone .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco