Xhudo/ Distria Krasniqi fiton medalje argjendi në Zagreb

Xhudo/ Distria Krasniqi fiton medalje argjendi në Zagreb

19:16, 15/07/2022

Një tjetër medalje e argjendtë është shtuar në sirtarin e xhudistes Distria Krasniqi.

Garuesja e Kosovës arriti që sot të rrëmbejë të argjendtën në Grand Prix-in e Zagrebit.

Distria në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë pësoi humbje nga japonezja, Utta Abe.

Deri në finale, ajo erdhi pasi triumfoi në gjysmëfinale ndaj izraelites Gefen Primo, me waza-ari.

Në çerekfinale, Krasniqi eliminoi mongolezen, Khorloodoi Bishrelt.

Paraprakisht, në raundin e dytë, Distria Krasniqi mposhti me IPPON xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye.

Ndërkohë, në raundin e parë e kaloi lehtësisht xhudisten qipriote, Sofia Asvestan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco