Eriksen te Manchester United? Ylli danez nis bisedimet me klubin anglez

Eriksen te Manchester United? Ylli danez nis bisedimet me klubin anglez

17:27, 04/07/2022

Christian Eriksen ka pranuar verbalisht t’i bashkohet klubit anglez, Manchester United.

Sipas "The Athletic", Eriksen u ka komunikuar “Djajve të Kuq” se dëshiron të luajë për ta dhe është i përgatitur të pranojë propozimin për një marrëveshje 3-vjeçare.

Kontrata për danezin është duke u përgatitur dhe shumë shpejt pritet që 30-vjeçari të bëjë kalimin në “Old Trafford”.

Pas rikthimit në janar kur u bashkua me Brentford, pasi kishte qëndruar për disa muaj jashtë për shkak të infarktit që pësoi në zemër gjatë Euro 2020, Eriksen ka bërë shumë mirë dhe u rikthye në super formë.

Eriksen ka luajtur më pare me Tottenham Hotspur midis 2013 dhe 2020. Ai luajti 226 herë në Premier League dhe shënoi 51 gola për skuadrën e “Spurs”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco