Zyrtare: Barcelona transferon mbrojtësin Christensen

Zyrtare: Barcelona transferon mbrojtësin Christensen

16:51, 04/07/2022

FC Barcelona dhe Andreas Christensen kanë arritur një marrëveshje që lojtari t’i bashkohet klubit pasi kontrata e tij me Chelsean i erdhi fundi.

Lajmi është bërë i ditur nga uebfaqja e klubit katalunas.

Lojtari do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2026 dhe klauzola e tij e blerjes do të jetë 500 milionë euro.

Barcelona ka njoftuar se të enjten, më 7 korrik, do të bëhet prezantimi i Christensen.

26-vjeçari më parë ka qenë pjesë e Chelseat, Borussia Monchengladbach e Brondbyt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco