Fituesit e medaljeve priten me torte ne fshatin mesdhetar

Fituesit e medaljeve priten me torte ne fshatin mesdhetar

21:49, 01/07/2022

Sportistët kosovarë të cilët kanë fituar medalje në Lojërat Mesdhetare, janë pritur me torte nga pjesa tjetër e sportistëve në fshatin mesdhetar.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar disa fotografi ku shihet festa e vogël e sportistëve kosovar, ku nuk mungoi as torta me mbishkrimin ‘’Urime Kampionave’’.

Kosova deri më tani në Lojërat Mesdhetare ka fituar gjashtë medalje, tre të Arta dhe tre të Bronzta.

Pesë medalje janë të fituara në sportin e xhudos dhe një në boks.

Xhudistet Distria Krasniqi, Laura Fazliu e Loriana Kuka kanë fituar medaljen e Artë, ndërsa Flaka Loxha e Akil Gjakova kanë fituar medaljen e Bronztë.

Kosovës i solli medalje të bronztë edhe boksieri Shpejtim Bajoku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco