PSG po përgatit një transferim ‘big’ nga Inter, aktualisht nuk i mjafton oferta prej 60 milionë eurosh

PSG po përgatit një transferim ‘big’ nga Inter, aktualisht nuk i mjafton oferta prej 60 milionë eurosh

10:24, 26/06/2022

Skuadra e PSG-së planifikon të kompletojë transferimin e Milan Skriniar nga Interi javën e ardhshme.

Mediat në Itali shkruajnë se çelësi i transferimit të futbollistit sllovak në Paris është në fakt Achraf Hakimi, një mbrojtës i PSG-së i ardhur edhe ai nga Interi në Francë. Hakimi e bindi se Parisi është ambienti i duhur për të dhe se duhet të provojë në një nga skuadrat më të mira në Evropë..

Image

Pas një bisede telefonike me Hakimin, Skriniar dha dritën jeshile për t'u transferuar në Paris dhe mbetet që tashm klubet të bien dakord për shumën e parave. PSG ofron afro 60 milionë euro, ndërsa Interi do të donte dhjetë milionë më shumë, ndaj pritet që dy klubet ta gjejnë veten “diku në mes”.

Image

Rrethana “lehtësuese” e Skriniar do të jetë një pagë prej shtatë milionë eurosh në sezon, që është dukshëm më shumë se sa fiton në Itali.

Pas rinovimit të kontratës së Mbappe me PSG-në, klubi parisien ka nisur në mënyrë aktive të planifikojë sezonin e ardhshëm dhe skuadrën me të cilën më në fund dëshiron të fitojë trofeun e Champions League. Ajo që mbetet e paqartë është e ardhmja e Neymar. Braziliani dëshiron të qëndrojë në Paris, ndërsa drejtuesit e klubit do të donin ta shihnin në një ambient tjetër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco