Haaland ‘sponsorizon’ kalimin e mesfushorit norvegjez te Manchester City

Haaland ‘sponsorizon’ kalimin e mesfushorit norvegjez te Manchester City

16:49, 19/06/2022

Erling Haaland është goditja më e madhe e Manchester City në merkato.

Sulmuesi zgjodhi të vijojë karrierën te klubi ku ka luajtur edhe babai i tij, teksa tifozët e “Cityzens” shpresojnë që golat e 21-vjeçarit të sjellin trofeun e Champions League sezonin e ardhshëm.

Goleadori norvegjez është përfshirë menjëherë te klubi i ri, madje ka filluar të bëjë edhe këshilluesin në lidhje me merkaton.

“Repubblica” shkruan se kampionët e Anglisë janë të interesuar për Morten Thorsby.

26-vjeçari është pjesë e Sampdorias prej vitit 2019, luan në qendër të mesfushës dhe numëron 15 ndeshje me kombëtaren e Norvegjisë, aty ku është shok skuadre me Haaland.

Bisedimet zyrtare mes klubeve nuk kanë nisur akoma, por së shpejti pritet të vijë oferta e parë në drejtim të Sampdorias, me Haaland që po bën sponsorin në lidhje me kalimin e Thorsby në Premier League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco