Barcelona planifikon t'i bëjë nderime Messit, Laporta: Ai do të jetë gjithmonë pjesë e klubit

Barcelona planifikon t'i bëjë nderime Messit, Laporta: Ai do të jetë gjithmonë pjesë e klubit

15:27, 19/06/2022

Numri një i Barcelonës, Joan Laporta, është zotuar t'i japë Lionel Messit njëfarë nderi në klub për gjithçka që bëri  gjatë viteve në Katalonjë përpara se të ishte i detyruar të gjente një ekipi të ri verën e kaluar dhe përfundimisht nënshkrimin për PSG.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Barcelonës u detyrua të largohej nga Barça verën e kaluar kur i skadoi kontrata dhe arsyeja ishte situata e vështirë financiare në të cilën ndodhej Barcelona dhe në këtë drejtim nuk kishin si ta mbanin në klub.

Megjithatë, Laporta thotë se klubi nuk e ka harruar lojtarin e tij dhe se për të personalisht, Messi “do të jetë gjithmonë në Barcelonë”.

"Unë do të drejtoj dhe mbështes këdo që gjen një ide që çon në nderimin e Messit për gjithçka që ai i ka dhënë Barcelonës. Ne duhet ta përjetësojmë për gjithçka që ka bërë për ne. Për mua personalisht, Leo do të jetë gjithmonë në Barcelonë dhe rrethanat e na detyruan të bënim atë që duhej të bënim”, tha Laporta.

Një opsion është që Messi të nderohet në vitin 2024 kur Barcelona do të festojë 125 vjetorin e klubit dhe kjo periudhë mund të përkojë me largimin e tij nga PSG.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco