Kosova avancon në ranglistën e FIFA-s

Kosova avancon në ranglistën e FIFA-s

10:41, 18/06/2022

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave është ngjitur për dy pozita në ranglistën e fundit të FIFA-s të publikuar të premten, pavarësisht dy humbjeve të thella që i pësoi në muajin prill.

Në listën e 25 marsit të publikuar nga FIFA, Kosova renditej në vendin e 112-të, ndërsa tani është në pozitën e 110-të me 1164 pikë.

Më 7 prill, Kosova u mposht në udhëtim te Norvegjia me rezultatin 5:1, në ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Kampionatin Botëror 2023.

Humbje edhe më të thellë, 6:1, pësoi më 12 prill në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. U mposht nga Belgjika. Edhe kjo ndeshje ishte kualifikuese për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Kosova në Grupin F kualifikues për Botëror pozicionohet në vendin e parafundit me katër pikë në tetë ndeshje.

Në shtator i luan edhe dy duelet e fundit kualifikuese. E pret Armeninë më 1 shtator, ndërsa më 6 shtator udhëton te Polonia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco