Huliganët nisin provokimet, djegin jashtë stadiumit flamurin e Romës

Huliganët nisin provokimet, djegin jashtë stadiumit flamurin e Romës

20:10, 25/05/2022

E gjithë vëmendja e futbollit evropian këtë të mërkurë është në Tiranë, ku Roma dhe Feynoord pritet të ndeshen në Air Albania për finalen e Conference League.

Pas skenave të dhunshme të mbrëmjes së djeshme ku ultrasit e dy ekipeve u përplasën me policinë shqiptare, dita e sotme ka qenë kryesisht e qetë. Por tifozët e Feynoordit kanë nisur dhe provokimet e para.

Janë tifozët e Feynoordit ata të cilët kanë djegur në rrugët e Tiranës flamurin e ekipit të Romës.

Fotoja është shpërndarë në rrjete sociale nga faqja Hooliganz.cz.

Krahas këtë gjesti në rrugët e kryeqytetit janë fotografuar dhe tifozë të tjerë holandez me me bluza me mbishkrimin ofendues “Kiss my A**Roma”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco