VIDEO/ I dehur dhe pa ekuilibër,   Tayson Fury shkakton trazira në Francë

VIDEO/ I dehur dhe pa ekuilibër, Tayson Fury shkakton trazira në Francë

17:03, 19/05/2022

Kampioni i botës së peshave të rënda në boks, Tyson Fury është bërë protagonist i një skene aspak të hijshme në Cannes të Francës ku po kalon aktualisht pushimet. Boksieri britanik e kishte tepruar me pijet alkoolike ndërsa i duhej ndihma e babait të tij, Josh për të ecur pasi nuk mund të ruante ekuilibrin teksa ngjasonte sikur sapo kishte marrë një “grusht” në fytyrë.

Nga video e publikuar, Fury dhe stafi i tij kërkojnë një taksi, mirëpo shoferi i taksisë sapo kuptoi gjendjen e boksierit refuzoi ta merrte atë në makinën e tij. The Gipsy King tentoi të futej në taksi, por shoferi kishte mbyllur dyert duke mos e lejuar 33-vjeçarin në makinë. Edhe pse njerëzit të cilët shoqëronin Furyn u përpoqën të negocionin me taksistin, sërish ky i fundit refuzoi për shkak të alkoolit që kishte konsumuar britaniku.

Në këtë formë, taksisti nisi të largohej mirëpo ky veprim nxiti nervat e Furyt i cili goditi me shqelm taksinë. Kujtojmë se Fury konfirmoi titujt e tij në ndeshjen e muajit të kaluar ndaj Dillian Whyte ndërsa pas asaj sfide deklaroi se do të tërhiqej nga boksi edhe pse janë gjithnjë e më të shumtë zërat që e shohin sërish në ring boksierin për t’u ndeshur me fituesin e çiftit Joshua-Usyk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco