Më shumë minuta lojë në Kupën e Botës? Reagon FIFA

Më shumë minuta lojë në Kupën e Botës? Reagon FIFA

23:03, 06/04/2022

Këtë të mërkurë, disa media transmetuan lajmin që supozohej se vinte nga Corriere dello Sport , sipas të cilës Gianni Infantino do të rriste minutat e kompensimit për kohën e humbur gjatë ndërprerjeve që ndodhin gjatë ndeshjeve (nga 90 në 100 minuta) në Botërorin e ardhshëm.

Informacion që organi drejtues i futbollit e ka mohuar me vendosmëri mbrëmjen e sotme. “Deklarata e FIFA-s: Pas disa artikujve dhe thashethemeve të publikuara sot, FIFA dëshiron të sqarojë se nuk do të ketë ndryshime në rregullat në lidhje me kohëzgjatjen e ndeshjeve të futbollit për Kupën e Botës FIFA 2022 ose ndonjë kompeticion tjetër ”, thuhet në deklaratë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco