Champions/ Villareal - Bayern Munich, formacionet zyrtare

Champions/ Villareal - Bayern Munich, formacionet zyrtare

20:28, 06/04/2022

Villareal dhe Bayern, përballen sot me njëra-tjetrën në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champion League. Bayern, i cili do të tentojë të sigurojë kualifikimin që në ndeshjen e sotme, përballet me “nëndetësen e verdhë”, që një raund më parë eleminoi Juventusin, duke e mundur 0-3 në Torino.

Me një grup pothuajse të kompletuar, Julian Nagelsmann rreshton një formacion 4-2-3-1 të udhëhequr  nga golashënuesi më i mirë në kompeticion, Robert Leëandoëski (12 gola). Alphonso Davies është surpriza e njëmbëdhjetëshes bavareze.

Nga ana tjetër, Villareal ndryshon ndjeshëm njëmbëdhjetëshin nga ndeshja me Juventus. Gerard Moreno, këtë herë është rreshtuar që nga minuta e parë ndryshe nga ndeshja kundër torinezëve, ashtu si Francis Coquelin dhe Juan Foyth.

Formacionet zyrtare:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco