Armando Sadiku bëhet me trajner të ri

Armando Sadiku bëhet me trajner të ri

13:50, 24/01/2022

Armando Sadiku u transferua te Las Palmas verën e kaluar.

Sulmuesi shqiptar firmosi për një vit me klubin e Segunda Division.

Dy gola ka realizuar deri tani në Kupën e Mbretit dhe asnjë në kampionat.

Las Palmas synon ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll, teksa renditet në vend të shtatë me 35 pikë, duke qenë tre pikë larg zonës “play-off”.

Drejtuesit e klubit iberik shkarkuan nga detyra trajnerin Pepe Mel ditën e djeshme.

Trajneri i ri është gjetur menjëherë, dhe ai është Francisco Javier Garcia Pimienta, i cili drejtoi ekipin e dytë të Barcelonës në vitet 2018-2021, ndërkohë që gjatë gjithë karrierës si trajner ka punuar me ekipet e moshave të Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco