VIDEO/ Simone e nxorri nga loja, Suarez shpërthen kundër trajnerit të tij

VIDEO/ Simone e nxorri nga loja, Suarez shpërthen kundër trajnerit të tij

11:18, 19/12/2021

Nata e Atletico Madrid në Sanchez-Pizjuan nuk shkoi siç ishte planifikuar për djemtë e Diego Simeone. Krahas humbjes ndaj Sevillas (2-1), mbrëmja ishte e komplikuar për sulmuesin uruguaian Luis Suarez, i cili nuk ka shënuar me Colchoneros prej 8 ndeshjesh (ndeshja e fundit ku ka shënuar sulmuesi uruguaian ka qenë në barazimin në “Mestalla përballë Valencias ). Por që atëherë, Suarez ka zhgënjyer duke mos arritur të shënojë.

I zëvendësuar nga braziliani Matheus Cunha në minutën e 57-të kundër skuadrës andaluziane, ish-futbollisti i Barcelonës nuk e priti mirë vendimin e “El Cholo”. Kamerat e Movistarit kanë kapur momentin kur Suarez i drejtohet trajnerit të tij me këto fjalë:  "Ti budalla, gjithmonë e njëjta gjë" . Një zëvendësim që nuk do të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes në favor të madrilenëve, pasi argjentinasi Lucas Ocampos shënoi golin e fitores për Sevillan në fund të ndeshjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco