VIDEO/ Momente tensioni në fundin e ndeshjes Skënderbeu - Kastrioti

VIDEO/ Momente tensioni në fundin e ndeshjes Skënderbeu - Kastrioti

21:29, 18/12/2021

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Kastriotit është përjetuar si një finale e vërtetë për mbijetesën dhe tensioni ishte i pashmangshëm në fushën e lojës, por edhe pas ndeshjes. Kjo ka bërë që sfida të mbyllet me një episod të shëmtuar, pasi trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, ka goditur me shkelm futbollistin e Skënderbeut, Leonat Vitija.

Fillimisht mbrojtësi i vendasve u konfliktua me Grecën, me të cilin kishin pasur përplasje edhe gjatë ndeshjes. Por pastaj Ndreu u afrua dhe goditi me shqelm lojtarin e korçarëve. Ai u ndal nga vetë gjyqtari i takimit,  Klodian Shahini, i cili e kapi nga krahët trajnerin për ta nxjerrë jashtë fushës së dhomës.

Një skenë e pazakontë, që me siguri do të përfundojë edhe në Komisionet Disiplinore si një ngjarje shumë e rëndë e që rrezikon të bëjë më të vështirë situatën e krutanëve nëse do të kenë për disa javë mungesën e teknikut në pankinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco