Skuadra franceze emëron trajnerin e ri

Skuadra franceze emëron trajnerin e ri

13:52, 15/12/2021

Më shumë se një javë pas shkarkimit të Claude Puel, skuadra e Saint-Etienne, e fundit në renditjen e Ligue 1, ka emëruar trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për, Pascal Dupraz, i cili ka për detyrë ndryshojë menjëherë ecurinë e rezultateve për të kthyer qetësinë te të gjelbrit, të cilët në 18 javët e para të kampionatit, pra thuajse gjatë gjithë fazës së parë, kanë grumbulluar vetëm 12 pikë.

Dupraz, 59 vjeç, ishte i lirë që nga vera e kaluar, pas përfundimit të kontratës me Caen.

Në sezonin 2015-16 ai arriti të shmangte rënien nga kategoria të Toulouse.

Kontrata që ka nënshkroi do ta lidhë me klubin deri në fund të sezonit aktual.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco