COVID-19 ‘zbarkon’ te Real Madridi, infektohen 2 titullarë

COVID-19 ‘zbarkon’ te Real Madridi, infektohen 2 titullarë

13:02, 15/12/2021

COVID-19 “zbarkon” te Reali i Madridit. Kryesuesit e kampionatit spanjoll kanë njoftuar se dy lojtarë të skuadrës kanë rezultuar të prekur nga Koronavirusi.

Bëhet fjalë për brazilianin Marcelo dhe  kroatin Luka Modriç. Klubi madrilen nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë, teksa në njoftimin për media vetëm është dhënë njoftimi se dy lojtarë kanë rezultuar pozitiv në teste.

Të dy lojtarët nuk do të jenë të disponueshëm për trajnerin Carlos Ancelotti për ndeshjen e kësaj jave me Cadiz, si dhe për takimin me Athletic Bilbaon.

Të dy futbollistët janë izoluar, por tashmë ekziston frika se mund të ketë të tjerë të infektuar në radhët e “mbretërorëve”.

Sipas protokollit, për 10 ditë lojtarët do të qëndrojnë të izoluar, edhe nëse janë të vaksinuar si në rastin konkret.

Te Reali i Madridit nuk ka pasur të infektuar që para fillimit të edicionit, kur rezultuan pozitivë Karim Benzema, David Alaba dhe Alvaro Odriozola.

Si Marcelo, ashtu dhe Modriç, me shumë gjasa do të kthehen me grupin në fillimin e vitit të ardhshëm, por gjithçka do të vendoset nga gjendja e tyre shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco