Shorti i Ligës së Kombeve, ja liga dhe vazo në të cilën gjendet Kosova

Shorti i Ligës së Kombeve, ja liga dhe vazo në të cilën gjendet Kosova

11:59, 15/12/2021

Shorti për fazën e ligës për edicionin e tretë të Ligës së Kombeve do të mbahet nesër me fillim nga ora 18:00 në Nyon të Zvicrës.

Të gjitha 55 shtetet të cilat janë pjesë e UEFA-s do të marrin pjesë në sezonin 2022/23 të Ligës së Kombeve, ku janë të ndara në katër liga duke u bazuar në “Access List” të UEFA Liga e Kombeve.

“Access List” është një listë me kombëtare ku për bazë merren rezultatet e tyre në sezonin 2020/21 të Ligës së Kombeve, duke përfshirë këtu edhe ngritjen dhe rrëzimin mes ligave.

Ligat A, B dhe C do të kenë 16 skuadra, të cilat do të vendosen në katër grupe me nga katër kombëtare në fazën e ligës. Shtatë skuadrat e mbetura në Ligën D do të ndahen në dy grupe, një me katër skuadra dhe një me tre sosh.

Ndërkaq, Kombëtarja e Kosovës gjendet në Ligën C, ligë kjo në të cilën kombëtaret do të ndahen në katër vazo.

Vazo e parë do të përmbajë kombëtare të cilat renditen nga pozita e 33 deri te pozita e 36, kurse vazo e dytë nga pozita e 37 deri në 40.

Vazo e tretë do të ketë kombëtare nga pozitat 41 deri në 44 dhe vazo e fundit apo e katërt do të mbajë kombëtaret nga pozita e 45 deri te ajo e 48.

Kosova është renditur në pozitën e 44 nga UEFA, që do të thotë se gjendet në Ligën C në vazon e tretë së bashku me Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe Lituaninë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco