Mesfushori i Interit ka një objektiv: Duam yllin e dytë në stemë

Mesfushori i Interit ka një objektiv: Duam yllin e dytë në stemë

11:41, 15/12/2021

Nikolo Barela, i cili po shkëlqen me fanellën e Interit në këtë sezon, i  ka idetë e qarta sa i përket objektivave të skuadrës zikaltër.

Gjatë një interviste në “Gazzetta Sports Awards 2021”, mesfushori italian ka deklaruar se synim ka mbrojtjen e titullit kampion, por edhe që në stemën të ketë dy yje duke simbolizuar dëshirën që ekipi i Inzagit të fitojë kampionatin e 20-të në historinë e saj:

“Duam të mbrojmë titullin kampion të sezonit të kaluar dhe duam dhe yllin e dytë në stemë. Kampionati është ende i gjatë, i luftuar dhe shumë i fortë.

Ne jemi Interi dhe duam vetëm të fitojmë, sepse historia e klubit kështu e karakterizon.

Viti i kaluar ishte shumë i bukur, intensiv dhe i vështirë. Gjithçka nisi nga ajo finale e humbur në Europa Ligë ndaj Seviljes. Nga aty nisi e gjithë puna jonë”, përfundoi Barela.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco