Kupa e Afrikës mund të anulohet ?

Kupa e Afrikës mund të anulohet ?

10:20, 15/12/2021

Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) mund të shpallë anulimin e edicionit 2022 të Kupës së Afrikës në Kamerun, njofton e përditshmja franceze ‘RMC’.

Në një kohë kur varianti ‘Omicron’ po bën ‘kërdinë’ në botë, vendet si Franca po luftojnë valën e pestë të pandemisë Covid-19.

Ndonëse futbolli dukej mjaft i sigurt për shkak të vaksinimit, megjithatë raste të reja që kanë filluar të shfaqen të variantit të ri Omicron mund të prishin kalendarin sportiv në përgjithësi.

Përtej vështirësive organizative të lidhura me Covid-19 dhe variantin e ri të tij Omicron, ‘CAF’ përballet edhe me pakënaqësinë e disa klubeve, kryesisht angleze, të cilët dëshirojnë të jenë në gjendje t’i mbajnë lojtarët në tokën britanike në javët e ardhshme.

Kështu, lojtarët afrikanë të thirrur nga përzgjedhja e tyre duhet t’i nënshtrohen një karantine pas kthimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar, gjë që do t’i privonte klubet nga lojtarët e tyre për një periudhë më të gjatë.

‘CAF’ është duke e menduar seriozisht anulimin e edicionit dhe kjo do t’i shkonte jashtëzakonisht përshtati skuadrave angleze që kanë një mori futbollistësh kyç në Britani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco