VIDEO/ 50 ndeshje në Itali, Kumbulla garanton se ky është vetëm fillimi

VIDEO/ 50 ndeshje në Itali, Kumbulla garanton se ky është vetëm fillimi

21:51, 14/12/2021

Prej vitit 2018, Marash Kumbulla është pjesë e elitës së futbollit Italian, Serie A. Mbrojtësi i kombëtares fillimisht e ka nisur aventurën e tij me fanellën e Veronës, ndërsa tashmë është pjesë e kryeqytetasve të Romës. Përgjatë kësaj periudhe, 21-vjeçari ka festuar edhe një arritje të veçantë për të duke qenë se ka koleksionuar plot 50 paraqitje në elitë.

Për këtë moment, Kumbulla ka vendosur të publikojë në llogarinë e tij në Instagram një video me momentet e tij më të mira, ku përfshihet goli i parë në Serinë A me fanellën e Veronës, e më pas edhe golat e shënuar me Romën, por edhe çaste të tjera ku dalin në pah vlerat e futbollistit. Sakaq, nëpërmjet Instagram, Kumbulla garanton se ky është vetëm fillimi dhe momente më të bukura e presin në karrierën e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco