'Paqe dhe dashuri', Ibra takon Papën: 'Të pëlqen Milani?'

'Paqe dhe dashuri', Ibra takon Papën: 'Të pëlqen Milani?'

19:53, 14/12/2021

Zlatan Ibrahimovic takoi Papa Françeskun sot në Vatikan.

Suedezi përfitoi nga rasti për t’i dhënë librin e tij “Adrenalina”, Papës.  “Të solla diçka dhe doja ta dhuroja personalisht”, i tha Ibra -Papës, i cili iu përgjigj: “Do ta lexoj me kënaqësi” dhe ia ktheu mirësjelljen duke i dhënë kampionit të Milanit “Sporti sipas Papa Françeskut”.

40 vjeçari nuk u mjaftua me kaq, por i dhuroi dhe bluzën e tij të personalizuar. “ A të pëlqen Milani? Me këtë bluzë unë bëj magji në fushë”, i tha Ibra.

Këtë moment suedezi e ndau nëpër rrjetet sociale, ku dha dhe një mesazh për të gjithë.

“Paqe dhe Dashuri”, shkruhej në postim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco