Barazuan me Osasunën, Xavi shpjegon situatën te Barça

Barazuan me Osasunën, Xavi shpjegon situatën te Barça

22:16, 12/12/2021

Barcelona nuk ia doli të fitonte sërish, pavarësishtë  ardhjes së Xavi-t në stolin e skuadrës. Katalansit barazuan 2-2 me Osasunën në transfertë.

Të eliminuar nga Champions League, blaugranët janë aktualisht në vendin e tetë dhe sërish shfaqën defekte në lojë.

I pyetur në fund të takimit, Xavi tregoi për një problem futbolli në kampin katalan. Një deklaratë e trajnert katalan që përmbledh siç duhet situatën delikate që po kalon Barça.

“Ishin tre pikë të rëndësishme...Duhet ta ndryshojmë këtë dinamikë, shpejt. Na duhet urgjentisht një fitore. Sepse këtu kemi një problem. Nuk është për shkak të mungesës së dëshirës apo motivimit. Aty është një problem futbolli. Në pjesën e dytë janë 30 minuta ku duhet të monopolizojmë topin, të luajmë në kampin kundërshtar, të kontrollojmë lojën... por na mungojnë lojtarët për ta bërë këtë. Nota pozitive në gjithë këtë natë negative marrin lojtarët tanë të rinj. Futbollistë që po bëjnë diferenca sot janë 17, 18, 19 vjeç. Parashikon mirë për të ardhmen e klubit, por tregon shumë për situatën aktuale. Janë lojtarë shumë të rinj, të cilët nuk do të kenë një paraqitje konstante. Jemi në një situatë të komplikuar, e cila kërkon kohë dhe durim,” tha Xavi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco