Vllaznia triumfon ndaj Skënderbeut në 'Loro Boriçi', shkodranët i bashkohen Kukësit në vendin e dytë

Vllaznia triumfon ndaj Skënderbeut në 'Loro Boriçi', shkodranët i bashkohen Kukësit në vendin e dytë

19:02, 12/12/2021

Vllaznia ka triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 ndja Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Kategorinë Superiore.

Kuqeblutë e nisën mjaft vrrullshëm ndeshjen dhe pas disa sulmeve shënuan golin e avantazhit në minutën e 23-të me anë të Ardit Hoxhajt.

Pas këtij goli, shkodranët i ndalën sulmet dhe ishin korçaret ata që po përpiqeshin të gjenin golin e barazimit. Mirëpo diçka e tillë nuk erdhi dhe kuqeblutë shënuan golin e dytë në fundin e ndeshjes, duke vulosur triumfin.

Me këtë fitore, Vllaznia i është bashkuar në kuotën e 23 pikëve skuadrës së Kukësit në vendin e dytë në klasifikim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco