Në Milano bënë një gabim të madh, shkruajtën gabim mbiemrin e lojtarit të tyre

Në Milano bënë një gabim të madh, shkruajtën gabim mbiemrin e lojtarit të tyre

19:20, 12/12/2021

Futbollisti i Milanit, Junior Messias, luajti me mbishkrimin e gabuar në fanellë në ndeshjen ndaj Udineses dhe ky detaj shkaktoi shumë polemika në mediat italiane, të cilat nuk humbën rastin të kritikojnë drejtuesit e kuqezinjve, pra personin përgjegjës.

Domethënë, në vend të “Messias”, siç është mbiemri i saktë i këtij futbollisti, në fanellë kishte një shkronjë shtesë “e”, dhe klubi ende nuk e ka bërë të ditur apo sqaruar se si është bërë gabimi dhe kush e ka fajin për këtë.

Image

Messias është një lojtar që mbart me vete një histori të jashtëzakonshme jete. Deri në moshën 24 vjeçare, ai nuk ishte futbollist, teksa mbërriti në Itali për një jetë më të mirë nga Brazili.

Talenti i tij në futboll, u zbulua nga ish-futbollisti i Torinos, Ezio Rossi, i cili e solli atë në Casale amatore në 2015.

Nga viti në vit Messias përparonte, duke arritur të fitonte një kontratë profesionale. Ai dëshmoi më së shumti sezonin e kaluar teksa luante për Crotone.

Braziliani mund të luajë në të gjitha pozicionet në mesfushë, veçanërisht në ato të orientuara drejt sulmit.

Kujtojmë se ndeshja mes Udineses dhe Milanit përfundoi pa fitues (1:1), teksa kuqezinjtë mund të humbasin vendin e parë sonte nga ky gabim nëse Interi fiton ndaj Cagliarit.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco