Ibra shënoi ndaj Udineses dhe iu bashkua Messit dhe Ronaldos në klubin '300'

Ibra shënoi ndaj Udineses dhe iu bashkua Messit dhe Ronaldos në klubin '300'

17:51, 12/12/2021

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, u bë lojtari i tretë me 300 e më shumë gola në pesë kampionatet më të forta evropiane në këtë shekull, pas golit të shënuar kundër Udineses në minutën e 92-të, i cili e shpëtoi skuadrën e tij nga humbja.

Ibrahimovic u solli kuqezinjve një pikë ndaj Udineses në kohën shtesë, duke e rritur me dy pikë avantazhin ndaj Interit (zikaltërit kanë një ndeshje më pak).

Image

Goli ndaj Udineses ishte i 300-ti për Ibrahimovic në ligat më të forta në Evropë (Itali, Francë, Spanjë dhe Angli).

Me golin e mbrëmshëm Ibra iu bashkua Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në shoqërinë e lojtarëve që janë të vetmit që kanë shënuar 300 e më shumë gola në kampionatet  e përmendura, ku dy të parët kanë thyer shifrën e 400 golave.

Ronaldo aktualisht ka realizuar  483 gola në ligat më të forta në Evropë, ndërsa Messi 475 gola.

Ibrahimovic tundi rrjetat me skuadrat e Juventusit, Interit dhe Milanit në Itali, Barcelonën në Spanjë, PSG në Francë dhe Manchester United në Angli.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco