Serie-A/ Atalanta mposht Veronën dhe ngjitet në podium

Serie-A/ Atalanta mposht Veronën dhe ngjitet në podium

17:09, 12/12/2021

Pretendent për titull në Serie A këtë sezon, Atalanta ia doli të triumfojë 2-1 me përmbysje ndaj Veronës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të.

Fillimisht ishin veronezët ata të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Giovanni Simeone-s (1-0, 22). Megjithatë avantazhi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi bergamaskët reaguan shpejtë dhe barazuan rezultatin me anë të Aleksey Miranchuk (1-1, 37-ta).

Djemtë e Gian Piero Gasperinit nuk u ndalën, teksa Koopmeiners i dha avantazhin skuadrës së tij (2-1, e 62-ta). Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Atalanta arriti të siguronte tri pikët.

 La Dea kaloi provizorisht Napolin, u ngjit në vendin e tretë dhe u rikthye me tre pikë prapa liderëve të Milanit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco