Bonucci: Nuk e prisja këtë rezultat, më vjen inat që...

Bonucci: Nuk e prisja këtë rezultat, më vjen inat që...

13:12, 12/12/2021

Një ditë pas barazimit 1-1 në fushën e Venezias, Leonardo Bonucci kërkon që të gjejë zgjidhjen që ekipi të arrijë fitoren në ndeshjen  e radhës:

“Duhet të bëjmë më shumë, kemi humbur dy pikë, nuk kemi asnjë alibi për këtë rezultat”.

Të njëjtin mendim me mbrojtësin ndan edhe Juan Cuadrado: “Të vjen shumë inat, kemi humbur 2 pikë. Nuk ishte ky rezultati që prisnim. Tani duhet të japim më shumë, që të arrijmë objektivat”, tha Bonucci,.

“Zhgënjimi është i madh. E dimë që kemi humbur 2 pikë shumë të rëndësishme dhe nuk arritëm që ti jepnim vazhdimësi fitoreve. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të përveshim mëngët dhe të vazhdojmë të punojmë”, përfundoi futbollisti.

Pas 17-të ndeshjesh të luajtura këtë sezon në Serie A, Juventusi gjendet në vendin  e 6-të në renditje në kuotën e 28 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco