Ju prezantojmë me sozinë e Lionel Messi-t

Ju prezantojmë me sozinë e Lionel Messi-t

10:42, 12/12/2021

Leo Messi mund të mos ketë një të ngjashëm në fushën e lojës, por jashtë saj gjërat ndryshojnë.

Fansat e argjentinasit dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë mbetur pa fjalë nga ngjashmëria e futbollistit me me Yonathan Freund, një mjek i njohur i urgjencës dhe i rregullt në tubimet sociale në Francë.

 

Pa shkuar më tej, komentet për ngjashmërinë e madhe mes argjentinasit dhe doktorit kanë mbushur “Twitter”-in.

Aq e madhe është ngjashmëria saqë shumë kanë bërë shaka me faktin se Leo Messi nuk mund të fliste gjuhën katalanasë gjatë gjithë viteve që ishte në Barcelonë dhe në vetëm pak muaj në Paris ai tashmë arriti të mësonte aq mirë frëngjisht.

 

Kujtojmë që pak ditë më parë Messi ia doli të thyente rekordin e legjendës Pele me 758 gola të shënuar në karrierën e tij.

Numri i 758 golave në karrierë e çon Messin në vendin e dytë në listën e golave më të shumtë në karrierë në futbollin profesionist.

Image

Messi ka shënuar 678 gola në nivel klubi, ndërsa 80 të tjerë janë shënuar për kombëtaren e Argjentinës. Shumica e golave të klubit të Messit janë shënuar për Barcelonën, ndërsa vetëm një pjesë e vogël janë shënuar në fanellën e PSG-së, ku u transferua këtë verë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco