Sebastian Haler ishte një emër i panjohur për shumëkënd deri në këtë edicion. Por sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, po shkruan historinë në Ligën e Kampioneve që në pjesëmarrjen e parë të tij.
Në ndeshjen e sotme ndaj Sporting Lisbonës, Haler u bë lojtar i dytë në historinë e turneut, pas Kristiano Ronaldos, që shënon në secilën prej 6 sfidave të fazës në grupe të një edicioni.
Portugezi e kishte bërë në edicionin 2017-2018, ndërsa Haler iu bë i dyti që arrin këtë statistikë mbresëlënëse.
E megjithatë, rekordi tjetër që vendosi sot është edhe më i pabesueshëm.
Ky ishte goli i 10 i tij në Ligën e Kampioneve, duke kaluar një rekord të Erling Haland që mendohej se ishte i paarritshëm.
Norvegjezi kishte arritur kuotën e 10 golave në turne në vetëm 7 ndeshje të luajtura.
Haler ia doli që të arrinte këtë shifër në 6 ndeshjet e tij të para.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: