Barça/ Ousmane Dembele me vonesë ... në darkën e ekipit

Barça/ Ousmane Dembele me vonesë ... në darkën e ekipit

17:51, 02/12/2021

Tani është e ditur për të gjithë, Ousmane Dembele nuk është një person i përpiktë me orarin. Që nga ardhja e Xavi në pankinën e Barcelonës, francezi ka vajtur disa herë me vonesë në stërvitje dhe këtë e ka bërë sërish të mërkurën në mbrëmje në një darkë të organizuar nga klubi.

Blaugranët u bashkuan për të festuar trofeun e Pedrit, i cili fitoi çmimin si lojtari më i mirë nën 21 vjeç. Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e ekipit të parë, madje edhe të lënduarit si Sergi Roberto dhe Sergio Aguero. Nëse Pedri mbërriti i pari, rreth orës 20:10, Dembele u shfaq i fundit, pothuajse një orë më vonë në orën 21:05, siç raporton Sport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco